Tregu.vip është një projekt falas i Ervis Seferi. Për çdo pyetje mbi të dhënat: kontakt@tregu.vip.
Çfarë mbledhim
- Email-i yt, vetëm nëse e jep vetë te formulari “Më njofto”. Ruajmë email-in, temën që zgjodhe, tekstin e pëlqimit dhe datën. I përdorim vetëm për të të njoftuar për atë temë.
- Statistika vizitash (Google Analytics), vetëm nëse pranon te banderola. Pa pëlqimin tënd, skripti i Google nuk ngarkohet fare.
- Mjetet te /mjete (llogaritësi, fatura) punojnë vetëm në shfletuesin tënd. Asgjë nga ato që shkruan nuk na dërgohet.
- Fletët e punës në kurse ruhen vetëm në shfletuesin tënd (localStorage), jo te ne.
Ku ruhen
Faqja shërbehet nga Vercel. Email-et ruhen në një bazë të dhënash Supabase në Frankfurt (BE). Nuk i shesim dhe nuk ia japim askujt për reklama.
Sa kohë
Email-in e mbajmë derisa të kërkosh fshirjen, ose derisa tema të mos ekzistojë më.
Të drejtat e tua
Mund të kërkosh të shohësh, të korrigjosh ose të fshish të dhënat e tua, dhe të tërheqësh pëlqimin kurdo, me një email te kontakt@tregu.vip. Ke edhe të drejtën të ankohesh te autoriteti i mbrojtjes së të dhënave në vendin tënd.